Dark Mode Light Mode

Zgjedhjet në Shqipëri, gara më e fortë për Tiranën

Mbi 3 milion banorë të Shqipërisë kanë mundësi sot të zgjedhin kryetarët e rinj të bashkive dhe komunave, në mbi 4800 qendra votimi që do qëndrojnë të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.

Raportohet për disa probleme të vogla në disa zona, si në Gjirokastër ku votimi ka nisur me pak vonesë apo dhe në ndonjë pjesë tjetër ku fillimisht kanë munguar disa pajisje të nevojshme për procesin votues.

Policia shqiptare në anën tjetër ka informuar se ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit ndërsa numri i policëve që do të jenë pandërprerë të angazhuar është mbi 5 mijë oficerë.

Advertisement

Nga të gjitha rrethet, gara më e rëndësishme është padyshim ajo e kryeqytetit e cila zhvillohet në mes të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe kryetarit aktual të bashkisë së kryeqytetit, udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × two =

Previous Post

Berisha: Qytetarët të votojnë të qetë. Partitë të pranojnë verdiktin

Next Post

Mitrovicë: Pesë serbë të armatosur hynë në shtëpinë e një shqiptar

Advertisement