Dark Mode Light Mode

Zgjedhjet afër, Lladrovci sugjeron emrat me të cilët PDK do të bëhej më e fortë

Pak më shumë së tri javë na ndajnë nga data e zgjedhjeve të parakohshme paralmentare në vend.

Rreth kësaj, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shumë i përfolur për raportin me PDK-në, ka dhënë një sugjerim në të mirë të partisë.

Lladrovci, ka kërkuar që Partia Demokratike e Kosovës të hapet ndaj figurave që aktualisht nuk janë pjesë e politikës aktive, duke e quajtur këtë një domosdoshmëri përpara zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Advertisement

Sipas tij, PDK do të forcohej dukshëm me përfshirjen e personaliteteve si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, Buna Mustafa, Kolë Krasniqi, si dhe Agata e Donika Çetta.

“PDK do të bëhej më e fortë me profilet e Sylejman Selimit, Fatmir Limajt, Rrustem Mustafës, Atifete Jahjagës, Buna Mustafës, Kolë Krasniqit, apo përfshirja e vajzave të Profesor Çettës, Agatës dhe Donikës si dhe personaliteteve tjera për zgjedhjet që na presin”, shkroi Lladrovci në Facebook.

Lladrovci kujton se dikur PDK-ja në Prishtinë kishte dhjetëra profesorë e doktorë shkencash në radhët e saj – një kapacitet që, sipas tij, sot mungon si në parti ashtu edhe në Kuvend.

Ai thekson se Kosova ka nevojë për qartësim të kursit, rikthim te vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti dhe një angazhim serioz për fitore më 28 dhjetor.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 14 =

Previous Post

Gjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë nis në shkurt të vitit 2026

Next Post

Kupa e Botës 2026 – Grupi ku do të jetë Kosova në rast të kualifikimit

Advertisement