Dark Mode Light Mode

Zëvendësambasadori gjerman takon Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së

Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher, ka takuar komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane në Kosovë, ata diskutuan për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për perspektivën e saj të ardhshme.

Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Advertisement

Po ashtu, në njoftim theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.

Ai theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë e një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + ten =

Previous Post

Behrami i përgjigjet LDK-së: Thaçi frymëzoi më shumë nga 12m2 të qelisë se ju me 11 mijë km2 të Kosovës

Next Post

Trump prezanton veten si “president në detyrë” të Venezuelës

Advertisement