Dark Mode Light Mode

Xhevahire Izmaku: Inspirim nga komandantët Limaj dhe Lushtaku për rikthim në skenën politike

Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka shprehur krenarinë dhe përkushtimin e saj për të vazhduar angazhimin politik, duke u frymëzuar nga figurat emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Nuredin Lushtaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Izmaku ndau një moment të veçantë me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, dhe kandidatin për deputet nga Skenderaj, Nuredin Lushtaku, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në luftë dhe liri.

“Me dy figura të mëdha të luftës dhe lirisë, komandantët e Ushtrisë Çlirimtare, Fatmir Limaj dhe Nuredin Lushtaku. Krenari dhe inspirim për të vazhduar me përkushtim dhe guxim drejt rikthimit aktiv në skenën politike,” shkruan Izmaku në mesazhin e saj.

Advertisement

Ky moment vjen në kuadër të angazhimit të saj dhe partisë për të fuqizuar vizionin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve të Kosovës, duke promovuar vlerat e lirisë dhe drejtësisë që janë themeli i Nismës Socialdemokrate.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + three =

Previous Post

Albulena Haxhiu: “Dhuna nuk është dashuri, raportoni rastet!”

Next Post

Fillojnë punimet në Parkun Industrial të Përgjithshëm “Drenas 2”, i pranishëm edhe kryeministri

Advertisement