Dark Mode Light Mode

Xhelili i bindur: PDK do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gjilan

Selver Xhelili, kandidat i PDK-së për qytet që vie nga komuna e Gjilanit thotë se dega e partisë në Gjilan tanimë është e bashkuar, përkundër plasaritjeve që kishte.

Xhelili thotë se shkak për këtë u bënë figurat e reja, përfshirë atë që iu bashkuan partisë.

“Dega e Partisë Demokratike në Gjilan tanimë ka filluar të bëhet një fuqi politike në kuadër të komunës së Gjilanit për shkak se më herët kishte disa plasaritje të grupeve të ndryshme në kuadër të degës në Gjilan mirëpo me ardhjen time, profës Arben Mustafa por edhe shumë të tjerëve të cilët u janë bashkuar Partisë Demokratike, dega në Gjilan, jemi bashkuar për të çuar PDK-në në Gjilan aty ku duhet sepse PDK kur ka qeverisë Gjilanit ka pasë ndryshime pozitive për interesat e qytetarëve të Anamoravës”, ka thënë Xhelili në një intervistë për emisionin Paradoks, prodhim i Gazetës Paparaci.

Advertisement

Madje, Xhelili shprehet i bindur se PDK-ja do t’i fitojë edhe zgjedhjet lokale në Gjilan.

“Mendoj se PDK, dega në Gjilan është në ngritje dhe besoj që deri në zgjedhjet lokale do të jetë edhe fituese e zgjedhjeve lokale në Gjilan, për shkak se të gjithë që jemi në kuadër të degës së PDK-së, i kemi lanë inatet e mëhershme dhe jemi bashkuar që Partinë Demokratike, dega në Gjilan ta çojmë aty ku duhet”, ka shtuar ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − six =

Previous Post

Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%

Next Post

Reagim i Shpejtim Bulliqit ndaj deklaratës së Lumir Abdixhikut për llapjanët

Advertisement