Dark Mode Light Mode

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka dhënë leje speciale për qarkullim, kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih – PSK), Aleksandar Jabllanoviq.

Gazeta Express ka siguruar një dokument të MBP’së, nëpërmjet të cilit Jabllanoviqit i lejohet qarkullimi edhe në zonat në karantinë.

“Lejohet qarkullimi hyrje-dalje në të gjitha zonat në karantinë si dhe në zonat tjera gjatë orëve ku është i ndaluar qarkullimi në Republikën e Kosovët për z. Aleksandar Jabllanoviq…”, thuhet në vendim, i shkruar në gjuhën serbe.

Advertisement

“Obligohet Policia e Kosovës për zbatimin e këtij Vendimi”, theksohet në dokument.

Jabllanoviq ishte ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Isa Mustafës, por ishte shkarkuar pas disa deklaratave fyese për nënat e Gjakovës.

Asokohe, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë protesta dhe kishte kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit.

Jabllanoviq dikur ishte pjesë e Listës Serbe, para se të formonte partinë e tij.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × four =

Previous Post

Thaçi reagon ashpër: Sveçla le ta merr Kurtin, i pres në shtëpi

Next Post

Preshevari i propozuar për Ministër të Drejtësisë thotë se kufiri do të kthehet deri në Çakorr

Advertisement