Trajneri i Sunderland, Regis Le Bris ka dhënë një përditësim mbi gjendjen fizike të Granit Xhakës.
Xhaka vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe po përparon mirë, me një vlerësim të mëtejshëm të planifikuar për javën e ardhshme.
Megjithatë, tashmë është e qartë që mesfushori shqiptar pritet të mungojë së paku për 3 javë.
“Graniti do të ketë një vlerësim tjetër brenda një jave, kështu që nga aty do të shohim se ku është dhe do të përcaktojmë hapat e mëtejshëm. Ndoshta do të duhen edhe rreth tre javë të tjera”, tha Le Bris.