Dark Mode Light Mode

VV tejkalon rezultatin e vitit 2021, dominon zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka thyer rekordin e vitit 2021 në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke marrë mbi 447 mijë vota dhe duke arritur përqindjen e 50% të votave. Ky është një sukses historik për partinë e Albin Kurtit, që këtë herë ka tejkaluar rezultatin e vitit 2021, kur mori 438 mijë vota.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është bërë gjithashtu personi më i votuar në histori të Kosovës, me mbi 367 mijë vota, duke e kaluar shifrën e vitit të kaluar me rreth 30 mijë vota më shumë.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 185 mijë vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më shumë se 120 mijë vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur rreth 50 mijë vota.

Advertisement

Edhe pse shkallët e pakënaqësisë nuk ishin të ulëta, Kurti ka arritur një rezultat që ishte më i lartë se sa ishte pritur, edhe duke pasur parasysh Exit Poll-et e bëra deri në daljen e rezultateve.

Ato që kanë mbetur pa numëruar janë votat me postë, megjithatë tashmë është thuajse e qartë se ngërçi politik prej një viti duket se do të ketë një fund.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 − 4 =

Previous Post

Ndahet nga jeta figura e madhe e atdheut dhe arsimit, Ramë Rrahmanaj

Next Post

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Këta deputetë s’do t’i shihni në Kuvend, sipas rezultateve preliminare

Advertisement