Dark Mode Light Mode
Presheva, sfidat në infrastrukturën dhe ekonomin e saj
VV ja ben perhajr Thacit dhe delegacionit serb nga Beogradi me gaz lotësjellës (Video)
Familja Jashari përsëri e bojkoton Thaçin! (FOTO)

VV ja ben perhajr Thacit dhe delegacionit serb nga Beogradi me gaz lotësjellës (Video)

largea_7451460108564Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në reagimin e VV-së thuhet se karriera e Thaçit politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.

“Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.
Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.

Advertisement

Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës.
Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.

Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë edhe momentin e hedhjes së gazit lotsjellës në këtë mënyrë pranon se kanë se është planifikuar nga kjo parti

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen + two =

Previous Post

Presheva, sfidat në infrastrukturën dhe ekonomin e saj

Next Post

Familja Jashari përsëri e bojkoton Thaçin! (FOTO)

Advertisement