Dark Mode Light Mode

Vuçiq shkel zotimin ndaj BE-së, rifillon fushatën për çnjohjen e Kosovës

Serbian President Aleksandar Vucic gestures during a public address, a day after one of the biggest protests in years in Belgrade, Serbia, Sunday, Aug. 11, 2024. Vucic said earlier he had been tipped off by Russian intelligence services that a "mass unrest and a coup" were being prepared in Serbia by unspecified Western powers that wish to oust him from power. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se disa aktorë rajonalë dhe globalë kanë nisur një valë të re të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë një proces të ri të çnjohjes së shtetit të Kosovës.

Ai përsëriti pretendimin se Kosova, sipas tij, është “pjesë e pandashme e Serbisë” dhe se për këtë çështje nuk do të ketë kompromis, as në bisedime me Londrën apo Uashingtonin.

“Do të duhet të vazhdojmë punën tonë, një punë të rëndë dhe të lodhshme, dhe të vazhdojmë përpjekjet për çnjohje”, tha Vuçiq në një takim me ambasadorët serbë në Konferencën e Ambasadorëve në Beograd, raporton Vijesti

Advertisement

Megjithatë, këto deklarata vijnë në kundërshtim të hapur me zotimet e para disha vitesh të autoriteteve serbe, të cilat kishin pranuar pezullimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, si pjesë e angazhimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas burimeve diplomatike nga Brukseli, të cituara nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, Serbia kishte pranuar zyrtarisht që ta ndalonte fushatën e çnjohjeve të Kosovës.

Megjithatë, deklaratat e fundit të Vuçiçit tregojnë se Beogradi tashmë ka nisur një fushatë të re, duke shkelur kështu marrëveshjet dhe zotimet e mëparshme.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × four =

Previous Post

Kushtrim Xhemaili: Qytetarët në errësirë, qeveria paralajmëron rritje çmimesh

Next Post

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë

Advertisement