Dark Mode Light Mode
Bërnabiq: Të jemi të bashkuar
Vuciq para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Nuk do të jetë aspak e lehtë
Trump ka 5 minuta kohë për Hotin e Vuçiqin në Washington

Vuciq para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Nuk do të jetë aspak e lehtë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq pak para hyrjes në takimin e Shtëpisë së Bardhë ku do të zhvillohen negociatat Kosovë -Serbi ,me ndërmjetësim të SHBA’së ka thënë se deklaratat e “zyrtarëe shqiptarë që flasin për njohje të Kosovës”  janë arrogante.

“Jemi disa metra larg Shtëpisë së Bardhë dhe për disa minuta fillon takimi i rëndësishëm me delegacionin e Prshtinës nën ombrellën e Presidentit Trump, ky nuk do të jetë nujë takim i lehtë për ne. Për cdo rast ne jemi gati!. Do të japim gjithcka nga vetja që të arrijmë kompromis për temat ekonomike” ka thënë shefi i shtetit serb.

“Duam paqe, duam stabilitet, duam përparim të Beogradit, Prishtinës dhe tërë rajonit tonë dhe para së gjithash duhet të brengosemi për popullin tonë në Kosovë e Metohi. Kam parë plotë deklarata arrogante të zyrtarëve shqiptarë nga Kosova e Metohia të cilët flasin për njohjen e Kosovës. Porosia ime për të gjithë në Serbinë tonë të bukur është – dorëzimi asnjëherë nuk është opsion. Rroftë Serbia” ka thënë Vuciq në një adresim që e ka publikuar në Instagram pa pranuar pyetje.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 − four =

Previous Post

Bërnabiq: Të jemi të bashkuar

Next Post

Trump ka 5 minuta kohë për Hotin e Vuçiqin në Washington

Advertisement