Dark Mode Light Mode

“Votat vidhen kapak” dhe “të gjithë i kemi 2-3 milionë” – deklaratat e Xhavit Halitit që bënë bujë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar publikisht se manipulimi i votave në proceset zgjedhore në Kosovë është një fenomen i njohur.

Gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta” ku po diskutohej për procesin e rinumërimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit,

Haliti u shpreh hapur mbi cenimin e integritetit zgjedhor.

Advertisement

“Të gjithë e dinë që votat vidhen kapak, nuk është ndonjë sekret”, deklaroi Haliti.

Kjo nuk është hera e parë që Haliti bën deklarata që shkaktojnë reagime të forta në opinionin publik.

Kjo deklaratë ka rikthyer në vëmendje një tjetër qëndrim të tij të vitit 2018, lidhur me pasurinë e politikanëve.

Gjatë një debati televiziv tetë vite më parë, Haliti kishte relativizuar zotërimin e shumave milionëshe, duke i konsideruar ato si diçka të zakonshme për rrethin e tij politik.

“Në qoftë se ka mbetë puna me i shpjegu 2-3 milionë, edhe ti i ke, ne të gjithë i kemi 2-3 milionë.”, deklaronte ai në vitin 2018.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 19 =

Previous Post

Vdekja e gjyshit të Labit, familjarët marrin vendimin e rëndësishëm

Next Post

Ekskluzive | Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë, urdhërohet autopsia

Advertisement