Dark Mode Light Mode
Njoftim i rëndësishëm nga “Dardanët”: Kundër Izraelit, secili tifoz me emër dhe mbiemër
Vjen thirrja e parë për subjektet politike në Luginën e Preshevës: Pa humbur kohë unifikohuni në një listë, eliminoni përçarjet
Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj të parit të FFK-së, Agim Ademi

Vjen thirrja e parë për subjektet politike në Luginën e Preshevës: Pa humbur kohë unifikohuni në një listë, eliminoni përçarjet

Intelektuali preshevarë, i cili tash e sa vite shërben në institucione kredibile në Republikën e Kosovës, z. Zijush Ahmeti, me anë të një postimi të tijin në facebook, ka bërë thirrje për spektrin politik në Luginën e Preshevës që pa humbur kohë e duke lënë arsyet që i nxisin në ndarje, në mënyrë që të krijojnë listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi, me qëllim që të dërgohen sa më shumë deputet shqiptarë, në kuvendin serb.

 

Ja postimi i z. Ahmeti:

Advertisement

 

Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor 2023

Subjektet politike në Luginë, është e nevojshme dhe atë pa humbur kohë, edhe për shkak të afateve kohore, të fillojnë konsultimet rreth arritjes së marrëveshjes për një listë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Lista e përbashkët do të dëshmonte vetëdijen dhe aftësinë organizative të subjekteve politike shqiptare si dhe do të eliminonte përçarjen si te faktori politik po ashtu edhe te elektorati.

Do të mobilizonte elektoratin për pjesëmarrje në zgjedhje e jo të kundërtën iritimin dhe mos daljen fare në votime.

Do të mundësonte përfaqësim më të madh në numër, prej së paku tre deputetëve.

Do të krijonte një marrëdhënie krejtësisht tjetër ndërmjet subjekteve politike, një frymë më bashkëpunuese dhe bashkërenduese në funksion dhe për qëllim të mbrojtjes, promovimit dhe avancimit të pozitës dhe interesave të shqiptarëve.

Të bashkuar dëshmojmë, seriozitet, pjekuri politike, aftësi organizative, si dhe përfaqësim dhe mbrojtje të interesit nacional me dinjitet.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − eleven =

Previous Post

Njoftim i rëndësishëm nga “Dardanët”: Kundër Izraelit, secili tifoz me emër dhe mbiemër

Next Post

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj të parit të FFK-së, Agim Ademi

Advertisement