Dark Mode Light Mode

Vizita e kandidatit të LDK-së për Fushë Kosovë, Besnik Osmani, në kompaninë “Cotex”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar kompaninë “Cotex”, e njohur për produktet cilësore dhe dizajnet moderne për shtëpi.

Gjatë kësaj vizite, Osmani u shpreh i impresionuar nga gamën e gjerë të produkteve që kjo kompani ofron, duke përfshirë qebet, tepiha, jastëkë, si dhe veshje e mbulesa, të cilat veçohen për punimin e kujdesshëm dhe stilin bashkëkohor.

Advertisement

“Cotex” është një shembull i mirë i ndërmarrjeve vendore që kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në fuqizimin e grave të zonës. Shumë gra nga fshatrat e komunës së Fushë Kosovës kanë gjetur punësim në këtë kompani, çka për Osmanin përbën një arsye shtesë për të besuar se ide dhe zgjidhje të reja mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e komunitetit.

“Ky është një model frymëzues i zhvillimit lokal, që dëshmon se bashkë mund të ndërtojmë më shumë mundësi për qytetarët tanë,” u shpreh Osmani.

Vizita e tij në “Cotex” është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për të prezantuar programin e tij me vizion për një Fushë Kosovë përtej kufizimeve të së sotmes, me më shumë zhvillim, punësim dhe shpresë për të ardhmen.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − twelve =

Previous Post

Besnik Osmani: Kujdesi për shëndetin është investim në të ardhmen e Fushë Kosovës

Next Post

Agim Ademi takon Bersant Celinën: “Zemra e tij ka rrahur gjithmonë për Kosovën”

Advertisement