Dark Mode Light Mode

Visar Azemi për tubimin e LDK’së: Entuziazëm dhe energji, Ferizaj ka nevojë për qeverisje të ndershme dhe mundësi për çdo qytetar

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi shkroi për prezantimin e ideve të kësaj partive të shtunën atje.

Ai shkroi se Ferizaj “ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme që të krijojë mundësi për çdo qytetar”.

“Bashkë me Kryetarin Abdixhiku, mbrëmë, në një tubim të mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, patëm nderin të prezantojmë idetë dhe vizionin tonë për të ardhmen e Ferizajt dhe të Kosovës në Turneun e Ndryshimit. Ferizaji, si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme që të krijojë mundësi për çdo qytetar”, shkroi Azemi.

Advertisement

Ai i falënderoi pjesëmarrësit, të cilëve iu tha se janë të vendosur ta vazhdojnë “angazhimin për ndryshim”.

“Jemi të vendosur të vazhdojmë angazhimin tonë për ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme. “Rruga e Re”, rruga e ndryshimit ka filluar dhe do të ecim bashkë, për një të ardhme më të mirë për Ferizajin dhe për të gjithë Kosovën!”, shkroi Azemi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − seven =

Previous Post

Cana: Po të ishim duke fituar në Rumani nuk do të linin ndeshjen

Next Post

Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Advertisement