Dark Mode Light Mode

Vetvendosje pagoi 10 mijë aktivistë nga 180 euro!

Mandatory Credit: Photo by Visar Kryeziu/AP/Shutterstock (6862636a) Leader of the opposition party "Self determination" Albin Kurti addresses protesters in the main streets of Kosovo capital Pristina on . Over 60 people were arrested and dozens injured when Kosovo police on Monday in riot gear fired tear gas and used batons to disperse dozens of ethnic Albanians protesting a meeting between Prime Minister Hashim Thaci and Serbian leader Ivica Dacic. Banners in Albanian read: "Square is ours it is not the Governments", "With thieves there is no state" and "Against Governmental Violence Kosovo Protest

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se 10 mijë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u financuan me nga 180 euro nga pako e Qeverisë së rrëzuar Kurti.

Tahiri ka thënë se 10 mijë aktivistë të Vetëvendosjes kanë përfituar nga 180 euro nga Qeveria e rrëzuar Kurti, shuma e keqpërdorur ka arritur shifrën e 10 milionë eurove.

“Në anën tjetër duan t’i mbulojnë keqpërdorimet e tyre me ato 50 milionë që janë dhënë gjatë kësaj periudhe, duhet të përkujtojë që në emër kinse të punëtorëve të ri në ndërmarrje të ndryshme publike kjo parti politike i ka financuar afër 10 mijë aktivistë të tyre me pagën prej 180 eurove, pra shuma e keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje prej atij 50 milionë euro shkon dikun tek 10 milionë euro, pra që vjedhje më të madhe në kohë pandemie nuk ka pasur dikund në ndonjë vende të botës”, tha Tahiri.

Advertisement

Tahiri ka thënë se kupton vështirësinë që kanë deputetët e VV’së dhe që nuk po votojnë pakon emergjente të cilin e nisi shefi i tyre dikur kur ishte në pushtet, Albin Kurti.

“E kuptojë vështirësinë që kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku deri dje ishin ata që e përkrahën këtë pako që filloi nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa sot me mosvotimin e kësaj pako duan ta mbulojnë marren e tyre”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se në deputetët e VV’së nuk do ta votojnë këtë pako për ta mbuluar marren e tyre.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 5 =

Previous Post

Pronarët legjitim të Insajderi.com, ftojnë në debat publik mashtruesit Kajtazi dhe Olluri

Next Post

Veseli takon fëmijët e të rënëve për liri: Para 21 vitesh u rreshtuam drejt me UÇK-në, të punojmë për vizionin e ri të Kosovës

Advertisement