Dark Mode Light Mode
Kandidatët për kryeministër dhe dialogu Kosovë-Serbi
Veseli: Si Kryeministër do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë për t’iu ofruar të rinjve të ardhme
Valon Murati - zëri i Kosovës Lindore në Kuvend, në garë për deputet me numrin 5

Veseli: Si Kryeministër do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë për t’iu ofruar të rinjve të ardhme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur disa tubime me qytetarë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se bashkëvendësit e tij, si asnjëherë më parë, janë në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Mitrovica e ka bërë hapin e parë drejt fitores së 6 tetorit, kësaj dite historike për Kosovën. Bashkëvendësit e mi, si asnjëherë më parë, janë në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës.

Advertisement

Ne do ia kthejmë shpresën rinisë sonë, sepse e kemi guximin, vendosmërinë dhe planin e duhur për ta bërë këtë.

Si Kryeministër do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë dhe do t’u ofroj të rinjve një të ardhme këtu. Do t’i mbështesim më shumë ndërmarrësit e rinj dhe do të investojmë në kompani të reja, duke mos i ngarkuar ato me taksa.

Ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të hapim vende të reja të punës në Mitrovicë dhe anekënd Kosovës.

Qyteti im i dashur, numri 112 është numri i shpëtimit. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − eighteen =

Previous Post

Kandidatët për kryeministër dhe dialogu Kosovë-Serbi

Next Post

Valon Murati - zëri i Kosovës Lindore në Kuvend, në garë për deputet me numrin 5

Advertisement