Dark Mode Light Mode
Vuçiç: Do të luftojmë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje fatlume për ne
Veseli: Po të kishim qeveri normale, kufiri me Shqipërinë nuk duhej të mbyllej me vendime politike
Të vendosish të bësh histori apo vetëm të flasësh

Veseli: Po të kishim qeveri normale, kufiri me Shqipërinë nuk duhej të mbyllej me vendime politike

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se hapjabe kufirit të Kosovës me Shqipërinë nuk do duhej të përbënte lajm, pasi siç tha ai, ky kufi që ndante shqiptarët, që u shemb para dy dekadash, me një qeveri normale nuk do duhej të mbyllej me vendim politik.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Hapja e kufirit me Shqipërinë nuk duhej të përbënte lajm sot po të kishte Kosova një qeveri normale që ndërton ura dhe nuk ngritë pengesa mes shqiptarëve. Ky kufi i shembur para dy dekadash me armë kurrë nuk do të duhej të mbyllej me vendime politike. Muajt e humbur ti kthejmë në mundësi për ta vizituar sa më shumë Shqipërinë dhe anasjelltas. Shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve tona duhet të intensifikohet veçmas pas situatës së rënduar nga pandemia. Të angazhohemi të gjithë për t’i rrëzuar pengesat e fundit mes Kosovës e Shqipërisë 🇽🇰 🇦🇱

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × three =

Previous Post

Vuçiç: Do të luftojmë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje fatlume për ne

Next Post

Të vendosish të bësh histori apo vetëm të flasësh

Advertisement