Dark Mode Light Mode
Rugovasit marrin betimin e Haradinajt se kufiri do të shkojë në qakorr dhe Kullë
Veseli në Drenas: Më 6 tetor zgjidhni mes koalicionit të shpresës me SHBA-të apo koalicionit të izolimit
Nga Gjilani, mesazhe që përkrahin konceptin 100%

Veseli në Drenas: Më 6 tetor zgjidhni mes koalicionit të shpresës me SHBA-të apo koalicionit të izolimit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot tubim elektoral në Drenas.

Para të pranishmëve Kadri Veseli tha se fitoret për Kosovën nisin çdo herë nga Drenica ndërsa fitorja e PDK-së kësaj radhe do të vuloset në Prishtinë më 6 tetor, njofton Klan Kosova.

Veseli në fjalën e tij shpalosi për drenicasit projektin e subjektit që ai drejton ndërsa theksoi që do t’i përkrah të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Advertisement

”Projekti i PDK-së është që ta mbajë popullin e bashkuar, të mos i ndajë, të mos i përçajë për të ndihmuar rininë në mënyrë të veçantë. Për t’i përkrahur të gjitha kategoritë e shoqërisë tonë , do të përkrahi të gjithë ata që mendojnë të zhvillojnë vendin”.

”Do t’i përkrahin pensionistët, do të legalizojnë të gjitha pronat që për dy vite të gjitha këto prona do të legalizohen. Të gjithë do fuqizohen edhe më shumë bashkë me Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duhet të kemi stabilitet politik”.

”Ditëve të fundit po shoh një vetëkënaqësi. Ne nuk duhet të vetëkënaqemi, duhet ta sigurojmë të ardhmen e Kosovës me SHBA-të. Më 6 tetor kisha lutur përkrahësit tanë të dalin në zgjedhje e të votojnë përkrahësi te së ardhmes”.

Lideri i PDK-së, pohoi që qytetarët e Kosovës më 6 tetor do gjenden para dy zgjedhjeve, atij të koalicionit të shpresës me SHBA-të apo koalicionit të izolimit, njofton Klan Kosova.

”Më 6 tetor zgjedhja është mes koalicionit të shpresës me SHBA-të, apo koalicionit të izolimit dhe të thellimit të korrupsionit”.

”Më 6 tetor PDK kandidon me 110 kandidatë.  Ju thërras masivisht, Drenicë, Drenas t’i përkrahni të gjithë kandidatë tuaj sepse Drenasi duhet t’i ketë ata në Kuvendin e Kosovës”.

”Bëhuni bashkë për fitoren e Kosovës tonë. Kur fiton PDK fiton Kosova, e kur është e fortë Kosova është e dobët vetëm Serbia”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

Rugovasit marrin betimin e Haradinajt se kufiri do të shkojë në qakorr dhe Kullë

Next Post

Nga Gjilani, mesazhe që përkrahin konceptin 100%

Advertisement