Dark Mode Light Mode

Veseli: Kosovanirusi duhet të jetë prioriteti ynë kryesor

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e 82-vjeçarit nga Dumnica e Podujevës i cili ndërroi jetë pas infektimit me koronavirus.

Veseli ka thënë se pas këtij rasti, Kosova duhet ta ngrisë vetëdijen.

Kreu i PDK’së po ashtu është shprehur se institucionet kosovare duhet që ta kenë vëmendjen tek pandemia e cila po e rrezikon të gjithë botën.

Advertisement

E ndërkohë, PDK, pas pak minutash pritet që të mbajë një konferencë për media.

I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.

Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritët vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.

Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.

Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë,

do t’ia dalim.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − 9 =

Previous Post

Irani i refuzon ndihmat e ShBA-së për virusin: Nuk ju besojmë, mund të na infektoni

Next Post

Spanja e fillon testimin e ilaçeve kundër koronavirusit

Advertisement