Dark Mode Light Mode

Veseli falënderon BE’në, SHBA’në dhe Turqinë: Nuk do t’i harrojmë kurrë ndihmat e juaja

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka falënderuar ShBA-në dhe BE-në për ndihmat që i janë dhënë Kosovës në kohën e pandemisë së Coronavirusit.

“Ne mirëpresim dhe vlerësojmë jashtë mase çdo ndihmë që vjen në këtë situatë të rëndë. Kosova ka ende nevojë për ndihmë nga miqtë, sepse të gjithë e kemi parë se lufta kundër pandemisë ka vënë në vështirësi edhe shtetet më të zhvilluara të botës. Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar ai.

Veseli ka thënë se Kosova është e bekuar që ka shtete mike partnere që na kanë ndihmuar në çdo sfidë gjatë së kaluarës dhe që na gjenden pranë gjithmonë në nevojë.

Advertisement

“Dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Turqinë për ndihmën bujare që na kanë dhënë gjatë ditëve të fundit, për të përballur luftën kundër koronavirusit”, shtoi kreu i PDK’së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + fifteen =

Previous Post

Shkencëtarët: Koronavirusi përdor sheqernat për të mashtruar sistemin imunitar, sillet si ujku në lëkurën e qengjit<br><br>

Next Post

Ismaili, PDK: Pas votimit të mocionit të votëbesimit do ishte e moralshme që kryekuvendarja Osmani të dorëhiqej.

Advertisement