Dark Mode Light Mode

Veseli: Delegacioni i Kosovës dështoi, ia humbi shansën vendit për njohje reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur dështim paraqitjen e delegacionit kosovarë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Veseli ka thënë se në SHBA, Kosova e ka humbur mundësinë që të arrihet marrëveshja përfundimtare.

“Ne e kemi bërë të qartë pozicionin e PDK-së, ne mendojmë që është shans i humbur takimi në Washington pra në Shtëpinë e Bardhë. Në kulmin e politikës botërorë ku ka pasur shans të jetë delegacioni jonë, është pritur shumë gjatë nga qytetarët, ka qenë edhe një shpresë që një proces i dhimbshëm do të përfundonte dhe do të kishte një epilog i cili do të ishte pozitiv, dhe do të kishim marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendeve. Ne mendojmë se është dështim i delegacionit tonë, kishim një zmbrapsje, kishim një befasi të pakëndshëm”, tha ai në Kanal 10.

Advertisement

Veseli ka thënë se në dokumentet e nënshkruara po flitet për resurset e Kosovës, dhe jo për njohje.

“Ne kemi insistuar që SHBA të jetë pjesë e marrëveshjes finale. Aty flitet për Ujmanin dhe resurset tjera, por jo njohjen e Kosovës nga Serbia. Po ashtu u fol edhe për mini-shengen”, shtoi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − 4 =

Previous Post

Rrahmani: Do të ketë zgjedhje para kohës për presidentin e ri

Next Post

Veseli: Nëse VV’ja i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie

Advertisement