Dark Mode Light Mode

Vërshime në Sojevë: Një familje e bllokuar në ujë, 7 të tjera në pamundësi evakuimi

Një situatë alarmante është raportuar sot në fshatin Sojevë, ku një familje ka mbetur e bllokuar nga uji pasi ka tentuar të kalojë me veturë në një zonë të përmbytur, duke mos respektuar vendimin e Policisë për ndalim-qarkullimi.

Sipas informacioneve nga terreni, tre persona kanë qenë brenda veturës, ndërsa qytetarët kanë arritur të dalin nga vetura por nuk kanë pasur mundësi t’a largojnë edhe veturën e cila ka mbetur në mes të ujit.

Situata është edhe më shqetësuese, pasi Policia dhe Njësia e Zjarrfikësve janë njoftuar që nga ora 09:00 e mëngjesit, por deri më tani nuk kanë arritur në vendngjarje, sipas banorëve lokal.

Advertisement

Përveç kësaj familjeje, raportohet se së paku 7 familje të tjera janë të bllokuara nëpër shtëpitë e tyre, pa mundësi për t’u evakuuar për shkak të vërshimeve dhe mungesës së ndërhyrjes emergjente.

Banorët kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përkatëse, pasi rreziku për jetën e qytetarëve mbetet i lartë. Situata po përcillet dhe priten informacione shtesë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − nine =

Previous Post

Agim Veliu: LDK në Podujevë në krizë të thellë, kërkohen ndryshime urgjente

Next Post

I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit

Advertisement