Dark Mode Light Mode

Venezuelja Ivian Sarkos ‘rrëmben’ kurorën Mis bota 2011

Bukuroshja nga Venezuela, Ivian Sarkos të dielën mbrëma zyrtarisht është shpallur femra më e bukur në evenimentin Mis Bota 2011 në Londër dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar dominimin e femrave nga Amerika Latine në garën e misit.

Përcjellësja e parë është zgjedhur bukuroshja nga Filipinet Guendolin Ruais, ndërsa përcjellëse e dytë Amanda Perez nga Porto Riko.

Njëzetenjëvjeçarja nga Venezuela ka fituar në mesin e më shumë se 120 bukuroshe nga e gjithë bota, në kontestin e 61-të me radhë Mis bota.

Advertisement

 Evenimenti gala është mbajtur në atmosferën e performancës dinamike të trupës së vallëzimit britanik Diversity, gjatë prezantimit të garuesve për Mis bota.

Fituesja e kësaj gare ka 12 vëllezër dhe motra. Ajo thotë se tash ka në plan që t’iu ndihmojë më shumë fëmijëve, sidomos kur ka fituar kurorën e femrës më të bukur në botë. 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − thirteen =

Previous Post

Topalli: Kurban Bajrami, një moment që të bën të shohësh me optimizëm

Next Post

Vetëvendosje publikon “listën e zezë” të importuesve nga Serbia

Advertisement