Dark Mode Light Mode

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan

Një muaj paraburgim i është caktuar Sllobodan Radenkoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale hetimore ndaj të pandehurit S.R. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.“, tha ajo.

Advertisement

Radenkoviq u arrestua më 14 janar në Zveçan dhe ndaj tij rëndojnë dyshime për disa vepra penale.

“S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.

Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë: Dy telefona mobilë, një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë, një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =

Previous Post

Walker: Thaçi më tha se kritikat e mia nuk e zemëronin, që atëherë u bëmë miq edhe më të mirë

Next Post

BE-ja nis heqjen e masave kundër Kosovës, mbi 400 milionë euro pritet të lirohen

Advertisement