Dark Mode Light Mode
Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës: Ranë në mbrojtje të kauzës së drejtë për liri<br><br>
Vendimet e para të qeverisë së re në Kosovë, Kim Mehmeti del me paralajmërimin e frikshëm: Hoti po tregon shenja besnikërie ndaj Beogradit!

Vuçiç: Do të luftojmë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje fatlume për ne

Vendimet e para të qeverisë së re në Kosovë, Kim Mehmeti del me paralajmërimin e frikshëm: Hoti po tregon shenja besnikërie ndaj Beogradit!


Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale mbi vendimet e para të Qeverisë Hoti në Kosovë. Mehmeti shkruan se kjo qeveri nuk solli ndonjë vendim në të mirë të Kosovës, por tregoi shenjë besnikërie ndaj Beogradit.

“Pa kaluar as tre ditë të plota nga ardhja në pushtet, Qeveria e ‘Listës Sërpska’ nuk solli ndonjë vendim në të mirë të Kosovës por – mbase në shenjë besnikërie ndaj Beogradit që ia siguroi votat e deputetëve serb – pa kushte e hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë!
Dhe e shihni se çka nënkuptojnë me proamerikanizëm Presidenti i Kosovës dhe politikanët namqorrë që i kontrollon ai: t’i shërbesh pa kushte Serbisë?!”, shkruan Mehmeti.

Madje publicisti shprehet se nuk duhet të habitemi nëse qeveritë e kohëve të Millosheviçit, të duken më atdhetare dhe patriotike dhe kjo qeveri.
“Por mos u ngutni, sepse do mund të ndodhë që qeveritë e kohëve të Millosheviqit, me në krye ‘Morinat’ tanë, të ju duken atdhetare e patriotike, në krahasim me këtë që në kohë pandemie e dekretoi Presidenti i Kosovës, e të cilën e mirëmban ‘Lista Sërpska’ dhe e teledirigjon Beogradi!”, shprehet Kim Mehmeti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × three =

Previous Post

Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës: Ranë në mbrojtje të kauzës së drejtë për liri<br><br>

Next Post

Vuçiç: Do të luftojmë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje fatlume për ne

Advertisement