Dark Mode Light Mode

Vendet me udhëheqëse femra, 4 herë më pak viktima nga Covid-19

Vendet që kanë në krye të qeverisë një femër kanë regjistruar 4,3 herë më pak viktima nga Covid-19 sesa vendet që drejtohen nga meshkujt.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i Trinity College në Dublin të Irlandës.
Studimi analizoi pandeminë e koronavirusit në 35 shtete, 10 prej të cilëve drejtoheshin nga femra. Shembuj pozitivë të menaxhimit të krizës janë Gjermania, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, 4 shtete që drejtohen nga femra.
Në shtetet që drejtohen nga meshkuj kishte 21 viktima për 1 milion banorë, ndërsa në shtete që drejtohen nga femra kishte 4,8 viktima për 1 milion banorë. Gjithashtu, këto shtete kishin arritur ta ulnin më përpara kurbën e epidemisë.
Studimi thekson se udhëheqëset femra i dhanë më shumë prioritet shëndetit publik dhe jo ekonomisë

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × four =

Previous Post

Hiqet kamuflazhi: Dalin pamjet e para të Mercedes S-Class 2021

Next Post

Australia ndëshkon me 140 dollarë për mosvendosje të maskës, Kosova deri në 8,000 euro

Advertisement