Dark Mode Light Mode
Hapet në Prishtinë MEDZOI – Klinika që po vendos standard të ri në kujdesin shëndetësor
Vedat Muriqi thyen rekorde në La Liga, Agim Ademi: “Krenaria e Kosovës që po shkëlqen në Spanjë”

Vedat Muriqi thyen rekorde në La Liga, Agim Ademi: “Krenaria e Kosovës që po shkëlqen në Spanjë”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me një mesazh të veçantë pas arritjes historike të sulmuesit të Kombëtares, Vedat Muriqi, i cili ka vendosur rekord të ri golash me klubin e tij RCD Mallorca në La Liga.

Në një postim publik, Ademi e ka cilësuar këtë sukses si një moment krenarie për gjithë futbollin kosovar, duke vlerësuar lart përkushtimin dhe formën e jashtëzakonshme të Muriqit.

“Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, në emër të bashkëlojtarëve të ekipit kombëtar dhe në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i shpreh urimet më të përzemërta kapitenit tonë Vedat Muriqi për arritjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar Ademi.

Advertisement

Ai ka theksuar se me punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Muriqi po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit spanjoll dhe në një nga ligat më të forta në botë.

Një element që e bën këtë sukses edhe më të madh, sipas kreut të FFK-së, është fakti se sulmuesi kosovar ka arritur të tejkalojë një emër legjendar të futbollit botëror si Samuel Eto’o.

“Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është kthyer në ambasadorin më të mirë të Kosovës dhe në simbol të krenarisë për vendin tonë”, thuhet më tej në reagim.

Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Spanjë, duke konfirmuar veten si një nga sulmuesit më të rëndësishëm të momentit dhe një lider i padiskutueshëm për Kombëtaren e Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 5 =

Previous Post

Hapet në Prishtinë MEDZOI – Klinika që po vendos standard të ri në kujdesin shëndetësor

Advertisement