Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Mat, pas një aksidenti me makinë në zonën e Klosit, po vazhdojnë pa ndërprerje.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit po zhvillohet me përkushtim maksimal, duke përfshirë polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale si dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura.
Sipas njoftimit, në operacion po përdoren edhe dronë dhe pajisje të specializuara, ndërsa çdo metër i terrenit po kontrollohet në detaje, nga ura e Darsës në Klos e deri në territorin e bashkisë së Matit.
Autoritetet shprehen se po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e të riut, ndërsa shpresojnë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit.