Analisti politik, Valon Syla, ka reaguar pasi Avdullah Hoti shpalli kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një status në Facebook, Syla shpreh skepticizëm për të ardhmen e LDK-së, duke vënë në pikëpyetje drejtimin aktual të partisë.
“Avdullah Hotin e paskan kandidu me rizgjedh Lumir Abdixhikun me gjase. A po i vjen fundi i LDK’së, apo jam gabim? Riciklim, pas riciklimi”, ka shkruar Syla.
Sipas Sylës, përsëritja e të njëjtave figura dhe mungesa e një qasjeje të re politike po e dëmton seriozisht partinë, e cila dikur ishte një nga shtyllat kryesore të skenës politike në Kosovë.


