Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili takon studentët: Pjesë e ndryshimit për Prishtinën funksionale nga 12 tetori

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar sot me studentë të kryeqytetit me rastin e 1 tetorit, ditës kur nis viti i ri akademik dhe njëkohësisht përkujtohen protestat e studentëve të vitit 1997. Ai iu uroi fillimin e vitit dhe theksoi rolin e veçantë që kanë studentët për të ardhmen e Prishtinës.

“Sot, me një tetor, e sheh një gjallëri, fillon me u bë një gjallëri ma e madhe. Është pjesë e identitetit të Prishtinës me qenë qytet i studentave,” tha Ismaili.

Ai diskutoi me ta disa nga zotimet konkrete që ka për këtë grup të shoqërisë. Në planin e tij parashihet krijimi i hapësirave të përbashkëta ku studentët të mund të mësojnë, të punojnë dhe të gjenerojnë ide së bashku, si dhe nxitja e bashkëpunimit me ndërmarrjet publike dhe sektorin privat për t’u ofruar praktikë dhe mundësi punësimi.

Advertisement

“Prishtina duhet të shërbejë si qytet ku studentët mund të zhvillohen, të punësohen dhe të krijojnë bizneset e tyre. Vetëm kështu kryeqyteti ynë bëhet funksional dhe me të ardhme për rininë,” tha Ismaili.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 5 =

Previous Post

Petrit Hajdari viziton Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave: Fokus në vetëdijesimin për kancerin e gjirit

Next Post

Uran Ismaili nga Kolovica: Ndryshimi po ndjehet në çdo lagje e shtëpi të Prishtinës!

Advertisement