Dark Mode Light Mode
Osmani: Sllatinat, Harilaçi e Henci, një zë një qëllim
Uran Ismaili: Sheshi “Xhorxh Bush” duhet të hapet, qytetarët s’mund të presin 7 vjet për një konflikt gjyqësor
Voton Sami Lushtaku: Qytetarët të dalin e të ushtrojnë të drejtën e votës

Uran Ismaili: Sheshi “Xhorxh Bush” duhet të hapet, qytetarët s’mund të presin 7 vjet për një konflikt gjyqësor

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se sheshi “Xhorxh Bush” duhet të hapet sa më parë, duke e konsideruar të papranueshme vonesën disa-vjeçare që, sipas tij, ka ardhur si rezultat i një konflikti gjyqësor mes komunës e qeverisë, saktësisht mes kryetarit të komunës dhe kandidatit të LDK-së, Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të MKRS-së dhe kandidatit të VV-së, Hajrulla Çeku.

Në një intervistë në emisionin “Pressing” në T7, Ismaili theksoi se qytetarët e kryeqytetit nuk duhet të vuajnë pasojat e përplasjeve personale mes politikanëve.

“E para çka unë kam thanë është se duhet të hapet sheshi ‘Xhorxh Bush’. Një konflikt i panevojshëm që neve na ndodhi mes dy kandidatëve që i kemi sot, mes zotit Rama dhe zotit Çeku, që e dërgojnë njëri-tjetrin në gjyq. Dhe sot e asaj dite mbetet në gjyq,” tha Ismaili.

Advertisement

Ai shtoi se sheshi ka mbetur i mbyllur për tre vite dhe se vendimi gjyqësor mund të zgjasë edhe katër të tjera.

“Shtatë vite ne të jemi në një gjendje ku e shohim një makineri që ka mbet dhe asgjë s’bëhet me të. Unë jam që duhet të hapet rruga, me fillu qarkullimi,” deklaroi kandidati i PDK-së.

Ismaili u shpreh se si kryetar i mundshëm i Prishtinës do të fokusohet në zgjidhje të drejtpërdrejta për qytetarët, duke i dhënë fund bllokadave burokratike dhe konflikteve të kota.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × three =

Previous Post

Osmani: Sllatinat, Harilaçi e Henci, një zë një qëllim

Next Post

Voton Sami Lushtaku: Qytetarët të dalin e të ushtrojnë të drejtën e votës

Advertisement