Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili – Ramës: Nuk e arsyetove besimin e Prishtinës, nga 12 tetori nis epoka e re!

Në fjalimin e tij përmbyllës para qytetarëve të Prishtinës, kandidati për kryetar, Uran Ismaili, tha se qyteti nuk mund të vazhdojë me të njëjtën qeverisje që ka ofruar vetëm arsyetime dhe premtime boshe.

“Përparim Rama pati katër vite për ta ndryshuar Prishtinën, por sot qytetarët ende përballen me të njëjtat probleme – errësirë, mbeturina, mungesë uji dhe trotuare të thyera. Nuk mund të kërkosh një shans të dytë, kur ke humbur të parin,” tha Ismaili, duke theksuar se koha e justifikimeve ka mbaruar.

 

Advertisement

Ai shtoi se qyteti meriton më shumë se projekte në letër dhe vizione të parealizueshme: “Prishtina ka nevojë për punë konkrete, për kujdes të përditshëm dhe për një kryetar që e mban fjalën. Unë besoj në një kryeqytet që i jep fund premtimeve të harruara dhe ringjall shpresën.”

Në fund, Ismaili u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë për ndryshim, duke thënë se “është koha për një Prishtinë që punon për njerëzit e vet, jo për pushtetin.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − four =

Previous Post

Ismajli: LDK-ja gati për fitore dhe ndryshimin e shumëpritur në Gjilan

Next Post

Uran Ismaili qytetarëve të Prishtinës: Ma jepni një shansë, ndryshimi është afër

Advertisement