Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është ka zhvilluar një takim me ndërmarrësin e njohur të kryeqytetit, Agon Gashi, i cili qëndron pas bizneseve të suksesshme si Spar dhe Meridian, si dhe me ekipin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim, Ismaili diskutoi për rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të kryeqytetit duke u garantuar infrastrukturën dhe duke i ofruar kushtet e nevojshme për funksionim të dinjitetshëm. “Prishtina është një qytet në të cilin ndodh shumica e aktivitetit ekonomik në Kosovë, e problemi kryesor është që Prishtina në realitet është qytet që nuk ka funksionalitet. Gara në Prishtinë është për një qytet që funksionon, që nuk ka probleme bazike. Potenciali i njerëzve në Prishtinë është jashtëzakonisht i lartë,” tha Ismaili.

 

Ai theksoi se këtë potencial të plotë të qytetit do ta arrijë duke bashkëpunuar me të gjithë qytetarët, pa dallime partiake e politike. “Unë do të bashkëpunoj me secilin individ që ka ide të mira dhe do të punoj për secilin qytetar të Prishtinës pa dallim” u shpreh ai.

Nga ana e tyre, bizneset ngritën shqetësimet kryesore të përditshme me të cilat përballen. “Neve na duhet parking ku njerëzit munden me u ndalë edhe me ble shlirë, për shkak se jemi market urban. Na duhet me pasë ndriçim ma të mirë, na duhet pastërti pastërti” tha njëri nga të pranishmit.

Ismaili u zotua se këto çështje janë pjesë e prioriteteve të tij, duke theksuar se pas 12 tetorit do të angazhohet për një qasje më të drejtpërdrejtë e funksionale ndaj bizneseve dhe komunitetit. “Ti je duke folur për prioritete të cilat unë i kam, dhe për ato që jam duke luftu,” përfundoi ai.

SHPËRNDAJE