Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili: Prishtina nderon sakrificën e veteranëve të UÇK-së dhe do ta ketë memorialin Adem Jashari

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur sot një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka theksuar angazhimin e tij për nderimin e vlerave të luftës dhe për mbështetjen konkrete të kësaj pjese shumë të rëndësishme të shoqërisë.

Në këtë takim, Ismaili tha se është krenar që është pjesë e ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit. Ai theksoi se respekti ndaj veteranëve nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, por të përkthehet në veprime konkrete dhe politika publike që e nderojnë kontributin e tyre.

“Vetëm ju që keni luftuar dhe keni rrezikuar jetën për lirinë, e dini sa e shtrenjtë është ajo. Me mua si kryetar, Prishtina do ta nderojë këtë sakrificë në çdo formë në shërbime, në përkujdesje dhe në kujtesën publike,” tha Ismaili.

Advertisement

Ai paralajmëroi se në mandatin e tij, veteranët dhe familjet e tyre do të kenë prioritet në shërbimet komunale, në qendrat shëndetësore dhe institucionet arsimore, si dhe do të kenë gjithmonë sportele të dedikuara për ta në komunë.

Në fund, Ismaili u bëri thirrje veteranëve që të jenë pjesë e ndryshimit që ai përfaqëson: “Ju jeni themeli i historisë sonë. Le ta ndërtojmë bashkë një kryeqytet që nuk i harron ata që e sollën lirinë.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − 10 =

Previous Post

Uran Ismaili nga Kodra e Trimave: Politika me i marrë votat e me harru pas zgjedhjeve përfundon me 12 tetor në Prishtinë

Next Post

Hajdari takohet me rininë e Drenasit: Bashkë, do ta bëjmë qytetin vendin ku rinia dëgjohet dhe vendos

Advertisement