Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili: Prishtina mes dy zgjedhjeve – planeve e mia të menjëhershme apo premtimeve 10 vjeçare të parealizueshme

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për kundërkandidatët dhe propozimet e tyre, që sipas tij janë të parealizueshme dhe bëhen vetëm për vota.

“A ka mundësi mos me u marrë me vitin 2035, a ka mundësi me u marrë me vitin 2025?”, tha ai, duke theksuar se lagjet e qytetit po përballen me mungesë të pastërtisë, ndriçimit, trotuareve dhe ujit të pijshëm.

Sipas tij, shumica e këtyre problemeve mund të zgjidhen me buxhetin që ka komuna, por që për to ka munguar iniciativa nga kryetarët e deritanishëm. Ai shtoi se prioritetet e kundërkandidatëve në këtë garë janë të gabuara. “Me u marrë me një rrugë 650 metra e me u bë gjithë ajo betejë politike, ndërkohë që lagjet vuajnë për shërbime dhe infrastrukturë bazike” sipas Ismailit kjo është e papranueshme.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + twelve =

Previous Post

Arbër Ismajli: Lladova dhe Nasala do të jenë pjesë e planeve të mëdha zhvillimore në qeverisjen tonë

Next Post

Arbër Ismajli: Livoçi i Epërm do të jetë pjesë e projekteve të mëdha për zhvillimin e Gjilanit të ri

Advertisement