Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili prezanton planin për Vranidollin dhe 5 zgjidhjet për Prishtinën funksionale

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka vazhduar prezantimin e zgjidhjeve të tij për çdo lagje dhe fshat të kryeqytetit, duke u ndalur në fshatin Vranidoll.

Para banorëve të këtij fshati, Ismaili tha se më 12 tetor do të përfundojë epoka e pabarazisë mes qendrës së qytetit dhe fshatrave të Prishtinës. “Banorët e Vranidollit dhe të gjithë fshatrave të tjerë do të marrin trajtimin që e meritojnë,” u shpreh ai.

Në takim, Ismaili prezantoi pesë zgjidhjet e tij që synojnë ta kthejnë Prishtinën në një qytet funksional: zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajsh, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, ndalimin e lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë dhe Prishtinën e së ardhmes me fokus në teknologji sport dhe kulturë.

Advertisement

Plani i Uran Ismailit për Vranidollin përfshin:

 

  • Krijimin e terreneve sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, si dhe hapësira për lojëra fëmijësh;

 

  • Pastrimin dhe rregullimin e Lumit Llap;

 

  • Ndërtimin e sistemit të qëndrueshëm të kanalizimit dhe ujësjellësit;

 

  • Përmirësimin e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e rrugëve të reja;

 

  • Krijimin e hapësirave të gjelbra dhe rregullimin e zonave të prekura nga përmbytjet;

 

  • Masat për menaxhimin e emergjencave natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit;

 

  • Ndërtimin e parkut përgjatë lumit Llap që do ta lidhë Vranidollin me Prugocin dhe Barilevën;

 

  • Transport publik modern dhe të sinjalistikës rrugore për rritjen e sigurisë në qarkullim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + 18 =

Previous Post

Arber Ismajli: Gratë dhe vajzat e Gjilanit janë forca që do ta çojë përpara qytetin tonë

Next Post

Besnik Osmani: Fushë Kosova është gati për ndryshim – fitorja më 12 tetor është e pashmangshme!

Advertisement