Dark Mode Light Mode

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Arbërinë: Çerdhe, shkollë dhe linja të reja të trafikut (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të mbajë tubimin e radhës në lagjen Arbëria, në shkollën “Mehmet Gjevori” nga ora 19:00, ku do të prezantojë projektet konkrete për këtë lagje. Ai tha se këto projekte kanë dalë drejtpërdrejt nga kërkesat dhe nevojat e banorëve të Arbërisë.

Plani përfshin:

  • Ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes;

    Advertisement

  • Ndërtimin e një shkolle të re;

    • Lidhjen e shkallëve emblematike të Arbërisë deri te parku;

    • Integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë;

    • Linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen;

    • Dy terrene sportive për futboll dhe basketboll;

    • Park të ri me kënde lojërash për fëmijë.

    “Arbëria është lagje me karakter dhe identitet, jo lagje për premtime të mëdha që nuk realizohen kurrë,” tha Ismaili.

    Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/171xpmfiK4/?mibextid=wwXIfr

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − two =

Previous Post

Arbër Ismajli: “Bizneset janë partnerë të zhvillimit – Gjilani do të ketë ekonomi më të fuqishme”

Next Post

“Mbledhja e taksave të paligjshme, zhvatja e dëbimet nga shtëpi të paligjshme nga përfaqësues të Qeverisë së Përkohshme”, Covey thotë se nuk e di kush e kishte bërë

Advertisement