Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka shpërndarë sot një video nga takimet e tij me qytetarë të kryeqytetit, ku shihet mbështetja e madhe që po merr gjatë fushatës.

Në video, një qytetar i drejtohet Ismailit me fjalët: “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës do të jesh. Krejt i ke pas vetes, sidomos rininë. Kemi nevojë për juve, Prishtina ka nevojë për Uran Ismailin. E dimë që ke me qenë për të mirën tonë, për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.”

“Si kryetar i Prishtinës, interesi im i vetëm do të jetë interesi i qytetarëve. Ndryshimi vjen me zgjidhje konkrete si ndriçimi i 1,000 rrugëve të reja dhe ndërtimi i 450 kilometrave trotuare të rinj.” ka shkruar Ismaili në postim.

Sipas tij, këto janë hapa të prekshëm drejt një Prishtine funksionale, ku çdo lagje dhe çdo qytetar do të trajtohet me dinjitet dhe pa dallim.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/171JN3AmQV/?mibextid=wwXIfr

SHPËRNDAJE