Dark Mode Light Mode

UKSHFZ i jep mbështetje të plotë Agim Ademit për rizgjedhje në krye të FFK-së

Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), Feti Demoli, së bashku me kryesinë e kësaj organizate, kanë shprehur mbështetje të plotë për rizgjedhjen e Agim Ademit në postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në prag të Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, që do të mbahet më 5 shkurt 2026, Demoli ka theksuar se përparimi i shpejtë i futbollit kosovar, veçanërisht sukseset e kombëtares në vitet e fundit dhe avancimi i klubeve vendore, janë dëshmi e qartë e punës dhe angazhimit të kryetarit aktual të FFK-së.

Advertisement

Sipas tij, Agim Ademi dhe kryesia e FFK-së kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe në afrimin e mërgatës shqiptare me futbollin e Kosovës, duke i dhënë vëmendje të veçantë zbulimit të talenteve të reja në Zvicër, të cilët në të ardhmen mund të kontribuojnë për kombëtaren e Kosovës.

UKSHFZ vlerëson lart bashkëpunimin me FFK-në dhe mbështetjen për klubet shqiptare në Zvicër, duke e konsideruar këtë angazhim si një shembull pozitiv për zhvillimin dhe unifikimin e futbollit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 1 =

Previous Post

Rinumërimi i votave sjell humbje të mëdha votash për kandidatët e PDK-së

Next Post

Dalin pamjet nga sulmi ndaj stafit mjekësor në spitalin e Mitrovicës

Advertisement