Dark Mode Light Mode

Ukraina nis një “luftë” të re me Coca Colën

Shteti ukrainas ka nisë një “luftë” të re me gjigantin e pijeve CocaCola pasi kjo kompani ka refuzuar të ndalojë operimin në Rusi siç kanë bërë shumë prej kompanive perëndimore shkaku i agresionit rus në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.

Supermarketet e mëdha në Ukrainë kanë filluar me bojkotimin e produkteve të pijës më të famshme në botë dhe u kanë bërë thirrje edhe zinxhirëve të tjerë të shitjes që të mos shesin CocaColën.

Njëri nga zinxhirët më të mëdhenjë të shitjes, Fozzy Group ka njoftuar se do të ndalojë shitjen e produkteve të CocaColës dhe kjo vjen si arsye e kompanisë CocaCola që të vazhdojë tregtinë me Rusinë pavarësisht invazionit ushtarak në Ukrainë.

Advertisement

Madje në Twitter janë ilustruar shishet e CocaColës në formë të bombave që hidhen nga aeroplanët rusë në Ukrainë.

Shumë kompani të mëdha perëndimore kanë marrë vendim që të mos operojnë në tregun rus pas agresionit në Ukrainë, e disa nga to janë janë Apple, Disney, Nike, Google, Ikea, Shell, Boeing, Daimler, Ford, Mercedes. Renault, Volksëagen, Airbnb etj.

Rusia ndërkaq ka marrë vendim që të mbyllë Facebookun në shtetin rus.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + seventeen =

Previous Post

Tovërlani: Amullia rreth FFK-së, absolutisht është interes i pastër, ku ishin që nuk folën deri sot, pse heshtnin?

Next Post

Burri nga Prishtina godet me sëpatë një tjetër

Advertisement