Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Taulant Kelmendi, ka reaguar pasi të njëjtit iu janë minusuar afro një mijë vota si shkak i rinumërimit në Komunën e Pejës.
Procesi i rinumërimit është përmbyllur në Komunën e Pejës, ku janë rinumëruar 139 kuti.
Kandidati i LVV’së për deputet nga kjo komunë, Taulant Kelmendi, ka reaguar duke thënë se nuk është në dijeni se kush ka ndërhyrë për të për ta devijuar votën.
“Me shumë shqetësim i kam përcjellur zhvillimet gjatë procesit të rinumërimit të votave në Pejë, ku është vërejtur se edhe mua më janë shtuar vota në disa kuti gjatë numërimit. Nuk e di nga kush dhe nuk kam kërkuar nga askush. Prandaj është e papranueshme”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
Kelmendi është kandidati me më së shumti vota të hequra pas rinumërimit në këtë komunë. Atij iu janë hequr 955 sosh.