Dark Mode Light Mode

“U pa në përkrahje të Listës për Familjen”- Paris Guri tregon pse u përjashtua Armend Agolli nga Kuvendi i LDK’së

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar pas njoftimit të Armend Agollit, ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga ky subjekt politik, se është përjashtuar nga Kuvendi i LDK’së që pritet të mbahet të shtunën.

Guri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Agolli doli në përkrahje publike ndaj Listës për Familjen.

“Ne zgjedhjet e 9 shkurtit, Armend Agolli doli ne perkrahje publike ndaj Listes per Familje, pra publikisht u be pjese e saj. Sot ai po thote pse smundem me vendos per fatin e LDK-se. Perbese qesharake. Neni 11 e parasheh qarte, anetaresimi ne LDK pushon dhe fshihet nga evidenca, me anetaresimin ne nje parti tjeter”, ka thënë ai, duke shtuar se “për LDK’në, vendos veç LDK’ja”.

Advertisement

Agolli ka njoftuar se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e LDK-së, i cili do të mbahet të shtunën.

Ai ka bërë me dije se për këtë gjë nuk ka marrë asnjë sqarim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Agolli ka treguar se bashkë më te janë larguar edhe disa delegatë nga Mitrovica.

“Sot jam përjashtue nga pjesëmarrja në Kuvend, pa asnjë sqarim zyrtar. Bashkë me mua u larguan edhe 3 delegatë nga Mitrovica, si dhe disa delegatë të tjerë nga degë të tjera. Kuvendi mbahet më 31 janar dhe kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin dhe besimin”, ka shkruar ai, duke kërkuar sqarime nga partia për këtë veprim.

“Kërkoj: • arsyetim me shkrim për largimin tonë, • publikimin e listës së delegatëve dhe kritereve të përzgjedhjes/verifikimit, • trajtim të barabartë për të gjithë, pa presion e pa filtrime politike. Ldkëja forcohet me rregull e besim — jo me përjashtime”, ka shkruar ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 10 =

Previous Post

Policia jep detaje për të dyshuarin që terrorizoi Podujevën me kallash: Shtiu drejt dy burrave

Next Post

Dyshime për vjedhje edhe në Podujevë, ministri i Vetëvendosjes prin me heqje të votave

Advertisement