Dark Mode Light Mode

U kap në motele në Dubravë me 13-vjeçaren – Ky është i arrestuari për dhunim

Një ndërhyrje urgjente policore ka zbuluar një rast tronditës në Dubravë të Istogut, ku një burrë është kapur në një objekt motelesh bashkë me një vajzë 13-vjeçare dhe tashmë dyshohet për veprën penale të dhunimit.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 13:50, kur një qytetar ka njoftuar Policinë se një person madhor kishte marrë me veturë një të mitur dhe ishte nisur në drejtim të vilave në zonën e Dubravës.

Njësitë reaguese janë nisur menjëherë në terren dhe pas kontrollit të disa objekteve kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe vajzën e mitur brenda një vile/moteli. Në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë hetimore dhe prokurorja kujdestare për të mitur.

Advertisement

I arrestuari është Tomo Prekaj, i cili është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prani të avokatit. E mitura është intervistuar me masa të posaçme mbrojtëse, në prani të përfaqësueses së QPS-së dhe prokurores së rastit.

Me vendim të prokurores kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rasti është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda të ditës në këtë rajon dhe priten veprime të tjera procedurale.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =

Previous Post

Humb jetën në stallë, 73-vjeçari në Skenderaj dyshohet se u godit për vdekje nga lopa

Next Post

Krejt çka u sekuestrua në aksionin antidrogë në Suharekë – bastisje në 4 lokacione, të arrestuar “Baba Syl” dhe dy persona të tjerë

Advertisement