Dark Mode Light Mode

Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e kanë përkrahur Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional

Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani

Advertisement

Pasi mori përkrahjen e Komisionit ky Projektligj shkon në seancë për votim.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti është protestuar disa herë në Prishtinë, me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Pozita është shprehur kategorikisht kundër lejimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × two =

Previous Post

Ky film është aq tronditës dhe i frikshëm sa njerëzit kanë humbur ndjenjat

Next Post

Kryediplomati maqedonas: Nuk do t’i vendosim asnjëherë viza Kosovës

Advertisement