Dark Mode Light Mode
“Një mendje briliante”, Trump zgjodhi skeptikun e vaksinave për sekretar të shëndetësisë
Trump po kompleton me shpejtësi kabinetin, cilat janë emërimet e reja në 24 orët e fundit
Tërmet në Turqi

Trump po kompleton me shpejtësi kabinetin, cilat janë emërimet e reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët e rinj:

Sekretari i Shëndetësisë: Ish-kandidati i pavarur presidencial Robert F Kennedy Jr, një skeptik i vaksinave që ka bërë vazhdimisht pretendime se ato shkaktojnë dëm.

Sekretari i Çështjeve të Veteranëve: Ish kongresmeni i Geprgia, Doug Collins, i cili shërbeu në Irak me Forcat Ajrore të SHBA.

Advertisement

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm: Todd Blanche, një avokat që përfaqësoi Trump në gjyqin e tij penal në Nju Jork në fillim të këtij viti, në të cilin ai u dënua për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Avokati i përgjithshëm: Dean John Sauer, ish-avokat i përgjithshëm për Gjykatën e Lartë të shtetit Misuri. Ai gjithashtu përfaqësoi Trump në një çështje të Gjykatës së Lartë të SHBA dhe në apelimin e çështjes së tij të mashtrimit civil në Nju Jork.

Avokati i SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut: Roli me ndikim, i quajtur shpesh “sherifi i Wall Street”, i është dhënë Jay Clayton, ish-kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − two =

Previous Post

“Një mendje briliante”, Trump zgjodhi skeptikun e vaksinave për sekretar të shëndetësisë

Next Post

Tërmet në Turqi

Advertisement