Dark Mode Light Mode

Trump citon shqiptaro-amerikanen e parë me post publik në SHBA

Lisa Milicaj është shqiptaro-amerikania e parë e zgjedhur në një post publik, në New York, si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley, njfoton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra,

Ajo është cituar sot nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.

Advertisement

Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump.

“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 3 =

Previous Post

Nëse pini duhan për më shumë se 5 vjet, duhet ta lexoni këtë

Next Post

Kryetari Kamberi dhe deputeti Hasani takojnë përfaqësuesit e Lëvizjes Vatra

Advertisement