Dark Mode Light Mode
Vdes nga koronavirusi ish-presidenti 37-vjeçar i klubit italian
Thaçi: Nëse ka nevojë, të jemi të gatshëm për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Fushatë e madhe e familjarëve të LVV’së kundër Isa Mustafës

Thaçi: Nëse ka nevojë, të jemi të gatshëm për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pas konfirmimit të viktimës së para nga coronavirusi në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Thaçi, përmes një postimi në Fcebook, i  ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës së parë nga coronavirusi në Kosovë.

Presidenti  tha se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet virusi.

Advertisement

Postimi i plotë i Thaçit:

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi kërkesën për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme e kishte bërë edhe më herët pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë gjë që ishte refuzuar nga kryeministri Albin Kurti.

Në Kosovë të dielën është shënuar viktima e parë nga coronavirusi. Deri më tash, 31 persona janë të prekur nga ky virus.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − seven =

Previous Post

Vdes nga koronavirusi ish-presidenti 37-vjeçar i klubit italian

Next Post

Fushatë e madhe e familjarëve të LVV’së kundër Isa Mustafës

Advertisement