Dark Mode Light Mode

Tha se nuk e votoi as veten – kaq vota ka marrë deri tani kandidati i PDK-së, Qendrim Kryeziu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur që nga dita e djeshme numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Deri më tani janë numëruar 673 vendvotime, apo 26.32 për qind e votave gjithsej. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qendrim Kryeziu, ka marrë 1 mijë e 46 vota.
Kryeziu kishte tërhequr vëmendje disa ditë më parë me një deklaratë të pazakonshme, kur tha se nuk e kishte votuar as veten në ditën e zgjedhjeve. Ai kishte deklaruar se u kishte dhënë fjalën 10 kandidatëve të tjerë nga radhët e partisë së tij dhe se kishte vendosur ta mbante atë premtim.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 − two =

Previous Post

Numërohen mbi 25% e votave, kjo kandidate është para Vlora Çitakut

Next Post

Këta janë kandidatët nga partitë shqiptare që deri më tani kanë marrë më së paku vota

Advertisement