Dark Mode Light Mode

Termkolli thotë se Kurti, Osmani dhe Abdixhiku janë “kuadro të përgatitura nga Sorosi”

Melihate Tërmkolli, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pretenduar se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku janë “kuadro të përgatitura nga Sorosi”.

Tërmkolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ e quan Abdixhikun “krye-sorosian”.

“Në skenën politike të Kosovës, tani e sa kohë janë kuadrot e përgatitura dhe të etabluara nga Soros, që nga Kurti, Vjosa, Lumiri ( ende Krye-Sorosian), Abelardi, etj! Me plan e strategji të publikuar më 2018 nga vetë Soros – Aleksandri apo siç e quajnë këta me përkëdheli- Aleksi!

Advertisement

Kosova kështu do të shkojë “rrumaz” derisa të dalë në skenë një udhëheqje autoktone!Kosovës- Dardanisë i duhet udhëheqje autoktone!”, thuhet në postimin e Tërmkollit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + 17 =

Previous Post

Kurti në Reçak zotohet: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata

Next Post

Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren

Advertisement